18-vjeçarja Martina P. ka folur për vrasjen e Martin Çeços në Maliq, të riut i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar. Sipas policisë, motivi i krimit ishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit. Policia arrestoi për vrasjen Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo.
E reja mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Ndërsa për të arrestuarit tha se punonin bashkë dhe emrat e tyre i kishte dhënë pas kërcënimeve nga policia.
Sot pamjet e gjetura në telefonin e viktimës, bëhet fjalë për një video të filmuar nga Martin Çeço të një vajze që punonte në byrektore dhe iu ka pohuar familjarëve që kjo vajzë i pëlqente shumë dhe komunikonte me të.