U plagos nga policia, shqiptari "Esko" në gjendje kritike për jetën

5 October 2022, 21:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U plagos nga policia, shqiptari "Esko" në gjendje kritike
Esko

Shqiptari i njohur tashmë më nofkën ‘Esko’, i cili u plagos me armë zjarri nga oficerja greke gjatë një aksioni policor, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat greke raportojnë se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale, e cila ka zgjatur katër orë, por mjekët thonë se situata e tij është tepër kritike.

Kujtojmë se i riu shqiptar, “Esko” u plagos gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tij pak ditë më parë në Athinë, dhe prej disa ditësh ndodhej në spital nën kujdesin e mjekëve.

Bandat e drejtuara nga shqiptari i njohur me nofkën “Esko” ishin të specializuara për grabitje, trafik armësh dhe vjedhje, por ka pasur edhe një grup të rinjsh, që kishin precedentë për dhunë në tifozeri, të cilët merreshin ekskluzivisht me trafikun e drogës.

Ata vepronin në një rreth me një rreze prej disa kilometrash nga rezidenca e vjetër studentore e Universitetit Politeknik, ndërkohë dëshmitë treguan se sa të dhunshëm, mizorë dhe çnjerëzor ishin ata.


Video