Një person është gjetur i mbytur ditën e sotme në bregdetin e Durrësit. Viktima është shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç dhe ngjarja dyshohet se është aksidentale.
"Rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes." thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, pasditen e sotme është gjetur pa shenja jete dhe një 82-vjeçar në një arë, në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Viktima është shtetasi me iniciale K. B., i cili ishte larguar nga banesa që më 27 shtator.
"Fushë Krujë/Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." - thuhet në njoftimin e policisë.