Anti tank, snajper dhe kallashnikovë/ Zbulohet një bazë armësh tek "5 Maji", të fshehura mes shkurreve

5 October 2022, 15:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anti tank, snajper dhe kallashnikovë/ Zbulohet një bazë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një bazë armësh është zbuluar ditën e sotme në zonën e "5 Majit" në Tiranë. Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë të rënda si anti tanke, snajper dhe kallashnikovë.

Mësohet se armët ishin të futura nëpër thasë dhe të vendosura pranë një grope të mbuluar me shkurre në afërsi të bllokut të pallateve.

Operacioni është vazhdimi i zbulimit të disa baza armatimesh muajt e fundit në kryeqyetet. Dyshohet se këto armë përdoreshin nga grupe kriminale


Video