Qeveria emëron Kryetarin e Agjencisë së Koncesioneve, kush do ta drejtojë institucionin (EMRI)

5 October 2022, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria emëron Kryetarin e Agjencisë së Koncesioneve, kush do ta
Foto ilustruese

Emiliano Gjika është emëruar në postin e Kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Për zbatimin e këtij vendimi, qeveria ngarkon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve.

Vendimi i plotë:

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizmin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Video