"U njohëm cik si shumë", Rama për arrestimin e Veliajt: Çfarë janë të zgjedhurit, mish për top për një pushtet?

13 February 2025, 09:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U njohëm cik si shumë", Rama për arrestimin e Veliajt:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duke komentuar arrestimin e Erion Veliajt tha përdori një shprehje siç ai tha të ‘tironsve’ që shprehen se u ‘njohëm cik si shumë’.

Kreu i qeverisë tha se të zgjedhurit nuk janë mish për top për një pushtet që u ndalon atyre kontratën me qytetarët që i kanë votuar.  

“Kur thonë tironsit u njohëm cik si shumë, për çfarë janë të zgjedhurit që marrin votë nga populli për të drejtuar vendin, mish për top për një pushtet. Sa u ndjeka aq i plotfuqishëm deri në pikën që të ndërpresë kontratën e një kryetari bashkie me qytetarët, pa siguruar provat. Kush e drejton Bashkinë e Tiranës? Nuk është shpallur as fajtor, është thjesht një person i dyshuar dhe mbahet atje. Kush di ti bëjë punët, apo gjykatësi”, tha Rama.

 


Video