Dyshohet se u vetëplagos me armë, vdes në spitalin e Vlorës 27-vjeçari

12 February 2025, 21:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se u vetëplagos me armë, vdes në spitalin e Vlorës
Foto ilustruese

Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Policia thotë se i riu ishte dërguar në spital nga familjarët, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur mbrëmjen e sotme. Dyshohet se 27-vjeçari ka qëlluar veten me armë zjarri brenda tualetit të banesës së tij, aty ku është gjetur edhe arma.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi S. Z., 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Video