Momenti kur Veliaj del nga GJKKO me furgonin e policisë, mbështetësit brohorasin dhe hedhin fletushka (VIDEO)

12 February 2025, 22:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur Veliaj del nga GJKKO me furgonin e policisë,
Momenti kur Veliaj del nga GJKOO me furgonin e policisë

Pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ai është dërguar me furgonin e policisë në paraburgimin e Durrësit.

Sakaq, në momentin e daljes së Veliajt nga GJKKO me furgonin e policisë, kryebashkiaku është pritur nga mbështetësit e tij që në pak momente kanë bllokuar dhe furgonin e policisë duke brohoritur “Lali” dhe duke hedhur fletushka mbi xhamin e furgonit.


Më herët gjykata e cilësoi të ligjshëm masën e arrestit për Veliajn, teksa ndryshoi masë për bashkëshorten e tij, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Në paraburgimin e Durrësit, Erion Veliaj do të gjejë dhe ish-ministrit Ilir Beqaj i cili prej disa muajsh ndodhet pas hekurave për abuzim me fondet e SASPAC.

 


Video