Vidhen 100 mijë euro nga banesa e ish-mjekes në Shkodër

12 February 2025, 21:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vidhen 100 mijë euro nga banesa e ish-mjekes në Shkodër
Foto ilustruese

Një shumë e madhe parash është vjedhur në banesën e një ish-mjekeje në lagjen "Ura Dervishbeg" në Shkodër.

Pronarët, burrë e grua, kanë bërë denoncim sot në polici për humbjen e parave, gjatë kohës që ata nuk kanë qenë në shtëpi.

Shuma e vjedhur dyshohet të jetë mbi 100 mijë euro, të cilën e mbanin në një dollap të dhomës së gjumit. Autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar, e ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda dhe krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave, bëjnë të ditur hetimet.

Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën se si ka vjedhur, pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave. Blutë po punojnë për identifikimin e tij.


Video