U mbyt në Drinin e Zi në Kukës/ Identifikohet viktima, është një 55-vjeçar që vuante nga…

29 July 2025, 10:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U mbyt në Drinin e Zi në Kukës/ Identifikohet viktima,
Kukës

Është identifikuar viktima që u gjet i mbytur në lumin Drini i Zi në Kukës.

Bëhet fjalë për L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët kishin raportuar humbjen e tij më 27 korrik në Komisariatin Nr. 5 në Tiranë. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë së Kukësit:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të paidentifikuar, në ujërat e lumit Drini i Zi, bëjme me dije se:

Nga verifikimet rezultoi se trupi i pajetë i përket shtetasit L. N., 55 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët e 55-vjeçarit kanë kallëzuar më datë 27.07.2025, në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, për largimin e tij nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.


Video