Vr*sja e 52-vjeçares nga i dashuri në Pogradec, Prokuroria lëshon urdhër arresti për Ilirjan Selmanin!

28 July 2025, 22:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vr*sja e 52-vjeçares nga i dashuri në Pogradec, Prokuroria
Kozeta Teço/ Korçë/ Ilirjan Selmanin

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço.

Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52-vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së djelës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh.

Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni.

Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.


Video