Sot mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

29 July 2025, 07:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në pjesën më

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fiilimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s


Video