
Qyteti i Shkodrës është tronditur nga dy shpërthime të fuqishme eksplozivi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave paraprake, eksplozivi është vendosur pranë dy bizneseve, njëri në vendin e quajtur ‘rruga e gjerë’ dhe tjetri pranë prefekturës së qytetit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.