Makina që u sulmua me lëndë djegëse pranë Bashkisë së Tiranës, Policia përgënjeshtron... veten

25 March 2022, 20:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina që u sulmua me lëndë djegëse pranë Bashkisë

Një sulm me lëndë djegëse ka ndodhur ditën e sotme ndaj një makine pranë Bashkisë së Tiranës.

Në njoftimin e dhënë nga policia u mësua se makina ishte e drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushes.

Ndoshta për arsyen se lajmi u bë viral në mediat online, policia është detyruar të përgënjeshtrojë veten. Në një njoftim të dytë, policia thotë se makina nuk është në pronësi të Taulant Tushes, por në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë.

Sqarimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se:

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi të shtetasit T. T., por në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë.

Deklarata e mëparshme e policisë:

Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T.

Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video