Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve, të martën rikthehen protestat

25 March 2022, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve, të martën

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që do jenë në fuqi nga dita e shtunë, 26 mars.

Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, e treta herë brenda pak ditësh.

Sipas burimeve nga tregu të Monitor, çmimi i ri i naftës me pakicë shkon 245 lekë për litër, nga 233 lekë që ishte më parë.

Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë për litër, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar Shoqëria Civile që ka njoftuar sërish protesta

Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.

“SËRISH NË SHESH! TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër. Te sheshi sërish!”, shkruan Lapaj.


Video