Një viktimë nga COVID-19, bien në nivel minimal shtrimet në spitale

25 March 2022, 18:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një viktimë nga COVID-19, bien në nivel minimal shtrimet në

Një qytetar nga Tirana, 69 vjeç, ka humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 963 testime të kryera 61 qytetarë të infektuar në këto bashki:

22 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 4 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Berat, nga 1 qytetar në Gramsh, Elbasan, Kolonjë, Korçë, Memaliaj, Përmet, Libohovë, Delvinë, Kavajë, Kamëz, Durrës, Tropojë, Pukë.

Në të gjithë vendin janë 463 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 58 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,365 që nga fillimi i epidemisë.


Video