Prag tragjedie në familjen shqiptare në Athinë, tezja hedh nipin e mbesën nga ballkoni

25 March 2022, 20:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prag tragjedie në familjen shqiptare në Athinë, tezja hedh nipin

Dy fëmijë shqiptarë, 3 dhe 5 vjeç kanë shpëtuar mrekullisht, pasi janë hedhur nga ballkoni nga vetë tezja e tyre.

Sipas mediave greke, ngjarja që për pak përfundoi në një tragjedi të rëndë ka ndodhur në Athinë, kur autorja, një 42-vjeçare shqiptare ka hedhur nga ballkoni fillimisht nipin 3-vjeçar dhe më pas mbesën 5-vjeçare.

42-vjeçarja ka hedhur edhe vazo lulesh në drejtim të dy fëmijëve të vegjël dhe më pas është hedhur edhe vetë. Nëna e fëmijëve, e ndihmuar edhe nga fqinjët ka vrapuar drejt fëmijëve, të cilët dëgjoheshin të thoshin se i kishte hedhur tezja nga ballkoni.

Të dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Ata po kurohen në spitalin e fëmijëve në Athinë, pasi kanë marrë plagë në kokë. Edhe 42-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rënduar psikologjike.

Babai i fëmijëve, pasi është kthyer në shtëpi dhe ka mësuar ngjarjen e rëndë, tha se nuk kishte asnjë ide pse kunata e tij ka bërë atë veprim. Ngjarja është treguar per mediet nga fqinjët e familjes shqiptare, që kanë mbetur të tronditur.

 


Video