Tragjedi shqiptare në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën tre anëtarë të familjes së Pacolli (Emrat)

18 June 2023, 10:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjedi shqiptare në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën tre

Tre pjesëtarë të një familjeje shqiptare të Kosovës humbën jetën pasditen e djeshme në rrugën Shkup-Bllacë, të Maqedonisë së Veriut, kur një veturë me 4 pasagjerë ra në lumin Lepenc.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi se në  veturën e aksidentuar  BMW me  targa të Kosovës  kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Ndërkohë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook, ka sqaruar se kush janë viktimat.

Pacolli deklaron se këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

“Zoti i mëshiroftë  të ndjerët e Shkëlqimit  i uroi shërim të shpejtë”, shkruan ai

Vetura ka rënë në lum të shtunën në mbrëmje në lumin Lepenc, në pjesë e Maqedonisë, përkatësisht afër tunelit në rrugën Shkup-Bllacë.


Video