Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, Policia apel shoferëve: Përdorni rrugët alternative!

19 June 2022, 16:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, Policia
Foto ilustruese

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Kthehu në shtëpi i sigurtë, respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor?


Video