Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Fier

19 June 2022, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Fier
Zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të përdorura në Fier.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, të cilët  kanë bërë lokalizimin e zjarrit dhe shuarjen e tij.

Sipas të dhënave në vendngjarje, shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike.

I gjithë tregu është i mbuluar nga llamarina, të cilat në kohë temperaturash të larta nxehen. Në kontakt me to kanë qenë telat e ndriçimit të ndërtesës, të cilat kanë shkaktuar  shkëndijë elektrike.

Shuarja e zjarrit brenda një kohë të shkurtër ka bërë që edhe demi i shkaktuar prej tij të jetë i papërfillshëm.

Rënia e zjarrit në këtë pikë tregtare rrobash të përdorura, ka vëne në rrezik ndërtesat përreth, të cilat janë që të gjitha të banuara dhe pothuajse ngjitur me këtë treg. Për shuarjen e zjarrit, janë përdorur dy zjarrfikëse të Shërbimit Zjarrfikës.


Video