32-vjeçari i thyen celularin të dashurës dhe e rreh në mes të Tiranës

19 June 2022, 12:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
32-vjeçari i thyen celularin të dashurës dhe e rreh në mes
Policia

Policia ka arrestuar 6 persona në kryeqytet për vepra penale të ndryshme dhe ka proceduar penalisht gjashtë të tjerë.

Në njoftimin e policia thuhet se një 32-vjeçar me inicialet A.C i ka thyer telefonin të dashurës së tij më pas e ka dhunuar.

Një tjetër i ri po në Tiranë e ka kërcënuar me thikë bashkëjetuesen e tij.

Policia gjithashtu ka arrestuar edhe një 38-vjeçare e cila u kap duke drejtuar mjetin e saj në gjendje të dehur.

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit G. D., 54 vjeç, dhe E. D., 31 vjeç, të dy banues në Lushnjë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases N. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti, ka kanosur me mjet prerës bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Dhuna në familje”, pasi i ka thyer telefonin të dashurës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;

– A. Sh., 47 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen M. I., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

—–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit I. R., 39 vjeç, R. A., 63 vjeç, dhe Q. S., 58 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflitki për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.

—–

Më datë 18.06.2022, shtetasi L. B., 70 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi V. B., 39 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Gjithashtu, shtetasi F. M., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi F. M., 21 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video