Eksplozivi në Durrës/ Familjarët: Jemi të tmerruar, hera e pestë që ndodh

19 June 2022, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eksplozivi në Durrës/ Familjarët: Jemi të tmerruar, hera e
Eksploziv dyqanit të 58-vjeçarit

Shaban Aga është pronari i dyqanit në Durrës ku ndodhi shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesi të sotëm.

Dyshohet se sasinë e lëndës plasëse e ka vendosur një 31-vjeçar me iniciale D.K. Kjo për shkak të një konflikti të mëparshëm që ka pasur ai me pronarin e dyqanit. Për të vënë sasinë e eksplozivit 31-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.

Sipas News 24, familjarët janë shprehur se janë tronditur nga ngjarja duke theksuar se është kthyer në një sulm të përsëritur.

“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.

Policia nga ana tjetër ka njoftuar se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm, dhe nuk ka patur të lënduar, përveçse dëme materiale.


Video