VIDEO / Bien nga lartësia te Syri i Ciklopit, dy turistë përfundojnë te Trauma

18 June 2022, 21:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Bien nga lartësia te Syri i Ciklopit, dy turistë
Dy turistët duke u evakuuar me helikopter nga Shpella e Pëllumbasit

Policia njofton se dy turistë të moshës 50 dhe 80 vjeç me inicialet D.K. dhe K.K. kanë rënë nga lartësia në një terren të vështirë në Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, turistët janë nxjerrë prej andej falë ndërhyrjes së forcave të policisë.

Policia njofton se ata u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës për të shmangur transportin me ambulancë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve që u dëmtuan gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur "Syri i Ciklopit".

Sot, rreth orës 16:30, në zonën e quajtur "Syri i Ciklopit", duke eksploruar natyrën, dyshohet se kanë rënë nga lartësia, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi ku ishin rrëzuar.


Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.


Video