Borxhi i pashlyer i djalit në Angli, zbulohet konflikti mes biznesmenit dhe autorit që e “zgjoi” me tritol

19 June 2022, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Borxhi i pashlyer i djalit në Angli, zbulohet konflikti mes biznesmenit dhe
Tritoli ne Durres

Një borxh i pashlyer i djalit emigrant në Angli dyshohet të jetë motivi i sulmeve të njëpasnjëshme ndaj biznesmenit Shaban Aga në Durrës.

Sipas News 24, djali i tij dhe autori i dyshuar i vendosjes së tritolit Dardan Kadiu kishin pasur një konflikt në Angli pasi ky i fundit i kishte dhënë atij para borxh.

Pasi është kthyer në Shqipëri, Kadiu i ka kërkuar borxhin familjes së personit në fjalë, por Shaban Aga ka refuzuar t’i japë paratë.

Kjo ka sjellë edhe konfliktin mes tyre prej disa muajsh që sot solli edhe vendosjen e tritolit në biznesin e 58-vjeçarit.

Ky i fundit paralajmëroi se në rast se policia nuk vepron do të marrë masat e tij për t’u mbrojtur nga personat që e kanë sulmuar.

 

 


Video