Të akuzuar për “krim zgjedhor”, prangoset ish-drejtori i Zjarrfikëses dhe 5 persona të tjerë (EMRAT)

31 August 2023, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të akuzuar për “krim zgjedhor”, prangoset ish-drejtori i
Drejtori i Zjarrfikëses në Cërrik, Artion Taçi

Ish-drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik është vënë në pranga ditën e sotme së bashku me pesë persona të tjerë.

Artion Taçi i shkarkuar prej pak kohësh nga ky post, dhe të arrestuarit e tjerë akuzohen akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “krim zgjedhor”.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, por momentalisht nuk ka detaje të tjera mbi këtë hetim.

Të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Adnan Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka dhe Agiano Dinoshi, punonjës i Bashkisë Cerrik.


Video