VIDEO: Me nxitim për të dalë në krye, e pëson keq shoferi që kryente manovra të rrezikshme në mes të trafikut në Tiranë

31 August 2023, 16:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Me nxitim për të dalë në krye, e pëson keq
Shoferi duke kryer parakalime të rrezikshme

Shoferi i një makine që kryente manovra të rrezikshme rrugët e kryeqytetit është identifikuar dhe gjobitur nga policia rrugore, pas denoncimit në rrjetet sociale.

Në videon e filmuar nga një tjetër makinë, dallohet shoferi i “Mercedes”-it teksa parakalon pa sinjale dhe duke i prerë rrugën disa makinave në aksin rrugor të rënduar nga trafiku.

Ai është identifikuar dhe gjobitur me 40,000 lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

U konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë drejtuesi.

Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit në rrjete sociale, për një drejtues automjeti që kryente manovra, kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ndaluar automjetin që shfaqej në video.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40 000 lekë të rinj, sipas paragrafit 3 të nenit 139 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.


Video