Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë në Plazhin e ri në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Raportohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak menjëherë sa ka rënë në kontakt me ujin.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
“Rreth orës 11:00, shtetasi Sh. K., 78 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”.
Për pasojë, 78-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia e Vlorës.