SKANDALI / Ç’po ndodh te liqeni i Banjës? Mjete PA TARGA gërmojnë sheshpushimin! Asnjë informacion mbi punimet (VIDEO)

22 March 2024, 16:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SKANDALI / Ç’po ndodh te liqeni i Banjës? Mjete PA TARGA
Punime në informalitet te liqeni i Banjës, Cerrik

Mjete të rënda dhe pa targa janë parë teksa po gërmojnë në sheshpushimin e liqenit të Banjës në Bashkinë e Cërrikut.

Kamioni dhe eskavatorë janë filmuar teksa gërmojnë në këtë pronë publike, ndonëse mungon plotësisht çdo informacion lidhur me punimet që po kryhen.

Askush nuk shpjegon se kujt i përkasin mjetet, nëse kanë leje apo jo dhe për se kyhen gërmime në këtë zonë ku nuk ka asnjë tabelë informuese mbi punimet.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ajo çka e bën edhe më të mistershme situatën, është se mjetet e rënda që po gërmojnë janë pa targa, siç jemi mësuar t’i shohim tashmë vetëm nëpër vetura që kryejnë krime kundër njeriut.

Ndiqni pamjet:




Video