PLAGOSJA me armë në Shijak/ Si nisi SHERRI mes 30-vjeçarit dhe pronarëve të biznesit: “Mollë sherri”, një vajzë!

22 Mars 2024, 14:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PLAGOSJA me armë në Shijak/ Si nisi SHERRI mes 30-vjeçarit dhe
Shijak

Detaje të reja nga shkëmbimi me armë zjarri në Xhafzotaj të Shijakut ku mbeti i plagosur një person.

Autor i dyshuar është identifikuar si Arbër Hoxha, 30 vjeç.

Në mes të ditës, dy persona që janë konfliktuar me njëri-tjetrin paraprakisht, kanë qëlluar me armë para një dyqani që tregton aksesorë për automjete në anë të rrugës Durrës- Shijak.

Në konflikt kanë qenë të pranishëm dhe persona të tjerë, mes të cilëve dhe i plagosuri.

Gjurmët e plumbave të shumtë janë të dukshme në vendin e ngjarjes, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë Enidor Dedja, 36-vjeç nga Shijaku, shok i dy vëllezërve, pronarë të subjektit tregtar ku ndodhi ngjarja.

Ngjarja rezulton të jetë pasojë e një konflikti për motive të dobëta që ka nisur mes njërit prej pronarëve të subjektit dhe autorit të dyshuar për ngacmimin e një vajze.

Këtë të premte palët kanë vendosur të takohen “për t’u sqaruar”, por janë përfshirë në një sherr fizik dhe shkëmbim zjarri gjatë të cilit mbeti i plagosur 36-vjeçari Dedja që është jashtë rrezikut për jetën.

Pas të shtënave autori i dyshuar Arbër Hoxha është larguar me shpejtësi me një automjet tip Ford Fiesta nga vendi i ngjarjes.

Një pjesë e gëzhojave të plumbave që janë qëlluar nga njëra prej dy armëve të përdorura nuk është gjetur.

Paraprakisht dyshohet se të përfshirët në këtë ngjarje janë përpjekur të fshehin provat.


Vox Pop

Video