Skandali me “Porta Potty” në Dubai, psikologia: Marrëdhënie seks*ale atipike ndodhin në hotelet e Tiranës

31 May 2022, 09:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali me “Porta Potty” në Dubai, psikologia:
Besarta Taçi

Një skandal që u bë tema e ditës në mbarë botën, ishte pikërisht e famshmja “Porta Potty” në Dubai ku vajzat në këmbim të parave, pranonin që sheikët të kryenin jashtëqitjen në gojën e tyre.

Në emisioni Open psikologia Besarta Taçi, tha se këto akte kalojnë në sadomazokizëm, teksa tha se nuk është nevoja të shkohet “deri në Dubai”, pasi raste kur femrat, në këmbim të pagesës, pranojnë të kryejnë akte atipike seksuale, ndodhin rëndomë edhe në Tiranë.

“Ekziston një agjensi në Dubai, që rekruton modele, influenser, aktore, pra personazhe që kanë ndikim në rrjetet sociale, dhe bëhet kontratë dhe thuhet që në këmbim të 30 mijë a më shumë eurove, do keni marrëdhënie që hyjnë në parafilitë. Parafilitë janë përjetimet e seksualitit  në formë individuale që prekin në mënyra të ndryshme. Kur këto vajza që shkojnë në Dubai, dimë që përfshihen në këto akte, koprofagji, urofili, pedofili, orgji e kështu me radhë.

Problematika qëndron që në momentin që ndodhesh në Dubai, të ndodh që situata shkon përtej prostitucionit, dhe ti s’ke shanse as ta denoncosh atë që kërkon sheiku, sepse është ilegale. Imagjinoni ambientin ku ndodh gjithë ky prostitucion.

Edhe pse s’kemi nevojë të ikim deri në Dubai, sepse çrregullimet parafilike janë dhe në Tiranë, raste kur vajzat kryejmë marrëdhënie atipike, në hotelet e Tiranës dhe paguhen, ky është një realitet që e kemi këtu afër”, tha ajo.


Video