Tritoli në Kamëz, pronari i Audit Q7 dyshohet i përfshirë në grupe kriminale (emri)

31 May 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritoli në Kamëz, pronari i Audit Q7 dyshohet i përfshirë
Pamje nga vendngjarja

Një furoristrade tip “Audi Q7” i është vendosur lëndë plasëse në Kamëz. Makina është në pronësi të Artan Lleshit nga Fani i Mirëditës, ndërsa ngjarja ka ndodhur në “Bulevardin Blu”.

Automjeti ishte i parkuar në momentin që lënda plasëse ka shpërthyer dhe paraprakisht dyshohet se ka vetëm dëme materiale. 

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti dhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Artan Lleshi jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare.

 


Video