Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Biznesi i cili është bërë shënjestër e plumbave pak pas mesnate në Kamëz është agjenci funerale.
Ai është në pronësi të Emiriana Mukës, e cila tani është marrë në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka pasur apo jo konflikte, për të shkuar kështu në gjurmët e autorit.
Megjithatë burime pohojnë se atentati mund të ketë ndodhur për shkak të borxheve në bixhoz të ish-bashkëshortit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30 në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, ndërkohë që nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ka vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e autorit.