Protesta qytetare që vijon prej 109 ditësh në Tiranë ka marrë një tjetër simbolikë mbrëmjen e sotme.
Për pak çaste, protestuesit kanë lënë mënjanë përplasjen me Qeverinë, ndërsa në fasadën e Kryeministrisë janë projektuar fotot e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në shenjë mbështetjeje pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protesta qytetare e zhvilluar në Tiranë ka përcjellë një mesazh solidariteti për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët u dënuan sot nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.
Në murin e Kryeministrisë u shfaqën përmes një projeksioni portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Projektimi i imazheve në fasadën e godinës u shoqërua me një atmosferë simbolike, duke e kthyer për disa momente vëmendjen e protestës nga kërkesat e saj politike te zhvillimet në Hagë dhe qëndrimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.