“Rama nuk është zgjidhja, por pjesë e problemit”/ Goxhaj flet nga protesta për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Në Hagë u bë padrejtësi

16 September 2026, 19:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rama nuk është zgjidhja, por pjesë e problemit”/
Dritan Goxhaj

Në ditën e 109-të të protestës, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të zi për luftën e shqiptarëve për liri.

Në një deklaratë në emër të grupit koordinues të protestës, Goxhaj tha se vendimi nuk përfaqëson, drejtësinë, por një padrejtësi të organizuar.

Gjithashtu, ai u tregua i ashpër edhe me kryeministrin Rama.

“Të dashur bashkëqytetar. Sot do lexoj një deklaratë të grupit të përgjithshëm koordinues. Sot një ditë e zezë për lirinë. Sot në Hagë u dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarë të UÇK. Ne nuk po flasim për drejtësi, por për padrejtësi. Po flasim për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me gjykata e tjera.

Ato u bazuan në dëshmi të rreme. Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi po teatër. I akuzuari nuk kishte mbrojtjen e duhur. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi e organizuar.

Kjo padrejtësi po vjen nga Europa, që në 1913 copëtoi Shqipërinë. Kosova iu dha Serbisë. Stabiliteti në Ballkan nuk përdoret më si pretekst. UÇK nuk ishte lëvizje terroriste, por përgjigje kundër shtetit gjenocidial serb. Djemtë e Kosovës, u ngritën, u bashkuan dhe luftuan. Liria nuk jepet, por fitohet. Ata sakrifikuan, ranë dëshmorë. Sot Haga po mundohet ta kthejë këtë fitore në krim. Kjo është fyerje. Historia nuk mbaron këtu. Gjithçka vijon me këtë kryeministër që i kërkojmë dorëheqjen. Në 2015-tën, Edi Rama hipi në helikopter dhe shkoi në Kosovë për të ushtruar presion mbi deputetët në Kosovë që të krijonin këtë gjykatë. Ai iu tha deputetëve shqiptarë që kjo ishte kërkesa e aleatëve.

Sot i njëjti person shkruan në rrjetet sociale, “marre”. Ai duhet të ketë turp për atë që thotë dhe bën, ai u thotë marre atyre deputetëve që i shtyu për të votuar. Turpi i vërtetë je ti. Rama nuk është spektator, por arkitekt. Ata mund të bëjnë sikur kanë fituar, por e vërteta është se Kosova është e lirë, pasi UÇK luftoi. Kosova është e lirë pasi luftuam. NATO luftoi, pasi lufta e UÇK është e drejtë. Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është normale, ai nuk mund të dalë të kërkojë drejtësinë e tyre, e shiti Kosovën në vitin 2015. Tani kërkon ta besojmë, por jo. Rama nuk është zgjidhja, por pjesë e problemit”, tha Goxhaj.


Video