"Shqipëria dhe Kosova të reagojnë menjëherë" - Elisa Spiropali: Sot në Hagë nuk u dënua Hashim Thaçi, por lufta çlirimtare

16 September 2026, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Shqipëria dhe Kosova të reagojnë menjëherë"

Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar ashpër në lidhje me dënimin, në total me 81 vite burgim, të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja në Hagë.

Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se në Hagë nuk u dënuan Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, por me gjuhën e përdoru është dënuar gjithë lufta çlirimtare.

‘’Një gjykatë mund të përcaktojë përgjegjësi individuale. Por nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën e një populli për liri. UÇK-ja ishte përgjigjja ndaj dhunës shtetërore serbe dhe themeli mbi të cilin u ndërtua liria e Kosovës’’, thekson ish-ministrja.

Ajo ka hedhur idenë që Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës duhet të miratojnë menjëherë një rezolutë të përbashkët që mbron të vërtetën historike të luftës së UÇK-së.

Postimi i plotë:

Serbia e Millosheviçit e dënoi Hashim Thaçin e Kosovës me dhjetë vjet burg.

Për 1 arsye të vetme: Sepse Hashim Thaçi nuk zgjodhi zgjedhën, por rezistencën e armatosur kundër robërisë.

Sot, në Hagë, nuk u dënuan mizorisht katër individë; Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Përmes gjuhës së përdorur dhe rrëfimit politik u dënua ajo çka në fakt për shqiptarët dhe botën mbarë, pavarësisht si e formuluan, ishte një ndërmarrje çlirimtare.

Një gjykatë mund të përcaktojë përgjegjësi individuale. Por nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën e një populli për liri. UÇK-ja ishte përgjigjja ndaj dhunës shtetërore serbe dhe themeli mbi të cilin u ndërtua liria e Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës duhet të miratojnë menjëherë një rezolutë të përbashkët që mbron të vërtetën historike të luftës çlirimtare dhe kundërshton çdo përpjekje për fajësi të UÇK-së dhe të një populli të tërë


Video