Shuhen vatrat e zjarrit në Zhamë të Lushnjës

6 September 2023, 09:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shuhen vatrat e zjarrit në Zhamë të Lushnjës

Vatra e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnje janë shuar. Flakët përfshinë zonën një natë më parë, ndërsa shuarja u bë mëngjesin e sotëm. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë natës në terren për shuarjen e flakëve.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes njofton se edhe efektivët e Batalionit të tretë të Këmbësorisë të Forcës Tokësore, iu bashkuan forcave zjarrfikëse të Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit në operacionin e fikjes së zjarrit masiv të rënë në kodrat e fshatit Zhamë të Lushnjës.

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar me iniciale R.Z pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat, flakët janë përhapur në sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre. Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetëra hektarë ullishte.


Video