I vuri zjarrin kodrës me ullinj dhe rrezikoi banesat, prangoset autori (Pamjet)

5 September 2023, 21:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vuri zjarrin kodrës me ullinj dhe rrezikoi banesat, prangoset autori
Zjarri në fshatin Zhamë të Lushnjes

Është vënë në pranga autori i zjarrvënies në fshatin Zhamë të Lushnjes.

Policia ka arritur të prangosë 58-vjeçarin i cili ndezi një zjarr për djegien e disa mbeturinave, por flakët dolën jashtë kontrollit duke përfshirë kodrën me ullinj.

Nga flakët u rrezikuan edhe disa banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit, ndërsa terreni i thyer e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.

“U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z., 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham”, njofton policia.

Momentalisht pritet ndërhyrja me helikopter për vënien nën kontroll të flakëve.

 


Video