Ndodh edhe kjo! Hajduti vjedh biçikletën te dera e Ministrisë së Brendshme, arrestohet

5 September 2023, 15:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh edhe kjo! Hajduti vjedh biçikletën te dera e Ministrisë
Hajduti vjedh para Ministrisë së Brendshme

Një hajdut serial i biçikletave dhe patinave elektronike është vënë në pranga policia e Tiranës gjatë ditës së sotme.

33-vjeçari dyshohet se ka vjedhur të paktën 5 biçikleta dhe monopatina, njërën prej të cilave e ka vjedhur në parkingun e biçikletave të Ministrisë së Brendshme.

Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë së objektit dhe është vënë sot në pranga.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “September”, për zbardhjen e 5 rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave.

Vihet në pranga një 33-vjeçar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “September”.   

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. (B). D., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

- Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

- Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

- Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

- Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video