Pamje të tmerrshme/ Shihni se si burri nga Mati përpiqet t’i largojë magjinë me kaçavida gruas (VIDEO)

5 September 2023, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të tmerrshme/ Shihni se si burri nga Mati përpiqet t’i
Burri tenton t'i heq magjinë gruas

Del video e horrorit në Burrel ku burri, bashkë me një kosovar të punësuar, përpiqen t’i largojnë magjinë gruas duke e terrorizuar me thika.

E shokuar ajo përfundon në psikiatrik në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 48-vjeçarin nga Burreli, Dario Bruçi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedim edhe për “shëruesin” 36-vjeçar nga Kosova.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit  u gjetën dhe u sekuestruan 380 fishekë luftarakë.

 


Video