"Do jepja jetën për të, ajo s'ka vdekur nga....", vrau motrën me thikë, gjykata lë në burg Marsela Pushanin, çfarë tha para gjykatësit

5 September 2023, 11:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Do jepja jetën për të, ajo s'ka vdekur nga....",

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Marsela Pushanin, e cila të shtunën e kaluar goditi me thikë të motrën duke i shkaktuar vdekjen.

Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupitdhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra.

Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës.

“Unë nuk do doja kurrë ta vrisja motrën, vazhdoj të mendoj që s’ka vdekur nga thika dhe goditja por qe ka vdekur nga alkooli. Unë për motrën do jepja jetën dhe do doja të kisha vdekur unë. Kam mamanë shumë të sëmurë, nuk desha ta vras motren, ajo pinte shumë alkool deri në dy litra në ditë.”- tha

Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike. Një ditë më parë është marrë në pyetje edhe nëna e viktimës, e cila tha se 37-vjeçarja i dhunonte. Dy motrat dhe nëna e tyre jetonin së bashku në një pallat në Rrugën e Kavajës.


Video