Makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit në Maliq

5 September 2023, 18:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit në Maliq
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin nacional Korçë-Pogradec, me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga një 51-vjeçar ka përplasur motorin me të cilin udhëtonte një 73-vjeçar. Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

“Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip "Nissan", me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, bën me dije policia e Korçës.


Video