Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës

5 September 2023, 20:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani i dorëzon nënshtetësinë e Kosovës shkrimtarit Ismail Kadare

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka marrë sot nënshtetësinë e Kosovës.

Nënshtetësia, Kadaresë i është dorëzuar nga vetë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të veçantë gjatë vizitës së saj dy-ditore në Shqipëri.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, shkruan presidentja Osmani në rrjetet sociale.

Më herët gjatë këtij viti, Kadare është nderuar me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.


Video