Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Krujë

27 June 2025, 08:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në
Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në hyrjen e një dyqani në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven” në Krujë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas mesnate dhe ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.”, njofton policia.


Video