Zjarr i madh pranë resortit "Arameras" në Ksamil, dhjetëra forca zjarrfikëse në luftë me flakët

27 June 2025, 07:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh pranë resortit "Arameras" në Ksamil,
Foto ilustruese

Një zjarr masiv ka rënë pasditen e të enjtes në periferi të Ksamilit. Flakët kanë përfshirë kodrën pranë resortit turistik “Arameras”, duke rrezikuar edhe zonat e banuara.

Zjarrfikësit dhe banorë të zonës janë duke “luftuar” me flakët për t’i vënë ato nën kontroll, por duket thuajse e pamundur për shkak se zjarri ka qenë masiv.

Në terren kanë qenë dhjetëra forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji. Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, teksa flakët po përparonin drejt zonave të banuara.

Zjarri masiv ka shkaktuar panik edhe tek turistët, ku ka patur edhe nga ata që janë larguar nga resorti.


Video