Shuhet zjarri pranë resortit Arameras në Ksamil

27 June 2025, 08:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shuhet zjarri pranë resortit Arameras në Ksamil
Zjarri në Ksamil

Rreth orës 03:30 të mëngjesit është bërë e mundur shuarja e një zjarri të fuqishëm dhe të rrezikshëm që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Ksamilit.

Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në terrenin ku ra zjarri, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ka qenë e pamundur, duke detyruar forcat në terren të punojnë në mënyrë manuale për shuarjen e flakëve.

Përveç shërbimit zjarrfikës, në operacion janë përfshirë edhe banorët e zonës, shërbimet e policisë si dhe administrata e Bashkisë Sarandë, të cilët kanë bashkëpunuar për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima në njerëz, por dëmet materiale janë ende në vlerësim.

 

 

 


Video