Shkulet statuja e Tina Turner në Durrës, grabitësit i lënë vetëm këpucët

24 September 2022, 20:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkulet statuja e Tina Turner në Durrës, grabitësit i
Statuja e Tina Turner

Është shkulur nga vendi statuja e këngëtares së njohur, Tina Turner në shëtitoren "Taulantia" në Durrës. Kjo statujë, ishte vendosur së bashku me John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve '80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore.

Siç shihet dhe në foto, sot statujës së Tina Turner i kanë mbetur vetëm këpucët. Në mesin e “shoqeve dhe shokëve” prej bronzi që zbukuronin shtëtitoren, aty mungon  mbretëresha e “Rock 'n' Roll".

Sesi është bërë e mundur shkulja e kësaj statuje ende është e paqartë, teksa pritet një reagim nga ana e autoritete.

Kjo statujë si edhe të 3 yjeve të tjerë të viteve '80 janë vepra të autorëve Qazim Kërtusha, Ilmi Kasemi, Arben Pajo dhe Dylber Neziri. Qytetarë e pushues, jo vetëm që i soditin këto skulptura, por edhe pozojnë me to pasi  janë me gjatësinë e një shtati njeriu dhe krijojnë afrimitet sepse janë të vendosura direkt në shesh e jo në platforma apo piedestale të larta sikurse ngjet rëndom.

Shkulet statuja e Tina Turner në Durrës, grabitësit i


Video