Trupat elitarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët përpara nisjes në stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar dhe disa foto nga stërvitja.
Ai shkruan se trupat shqiptarë do të konkurojnë në Malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar mes 160 skuadrave elitare nga 30 vende të botës duke marshuar për 48 orë rreth 70 km me 45 kg pajime
"Trupat elitarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u stërvitën së bashku përpara nisjes në stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol.
Trupat shqiptarë do të konkurojnë në Malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar mes 160 skuadrave elitare nga 30 vende të botës duke marshuar për 48 orë rreth 70 km me 45 kg pajime. Ju priftë e mbara!" shkruan Peleshi.