Ndërron jetë piktori Sali Shijaku

24 September 2022, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërron jetë piktori Sali Shijaku

Piktori i njohur shqiptar, Sali Shijaku ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ai prej kohësh ka qenë i shtruar në spital, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

Piktori Sali Shijaku bën pjesë në artistët që veprën e tyre ia kushtuan artit të së ardhmes, ndërsa jetën e ka bërë të heshtur brenda në vilën e tij.

Një ndër pikturat më të njohura të piktorit Sali Shijaku, është edhe ai për heroin Vojo Kushi, i cili duket se e ka shënjuar përgjithmonë jetën e tij, duke e frymëzuar dhe në  krijimtarinë e cila është nderuar me shumë çmime.


Video