Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjakë. Paraprakisht bëhet me dije se një punëtor 28 vjeçar i një resorti është gjetur i pajetë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të riut me iniciale E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj.
Njoftimi i policisë:
Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.