Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas tentativës për të grabitur nën kërcënimin e armës, së bashku me një tjetër person, i cili ka mundur që të arratiset.
Sipas medieve të vendit fqinj, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Athinë, kur dy personat e armatosur janë futur në dyqan duke kërcënuar klientët dhe punonjësit, e duke marrë më pas kasafortën.
Pasi është njoftuar, Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre, e teksa tentonin që të largoheshin me një makinë të vjedhur, ata janë aksidentuar .Mësohet se pas aksidentit shqiptari është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka mundur që të arratiset.